Nga Edison Myrteza,gazetar që jeton në Kinë

“HMPV, NUK ËSHTË ASPAK NJË KËRCËNIM”. EKSPERTËT KINEZË QETËSOJNË ÇDO ALARM. “VIRUSI ËSHTË NJË GRIP I ZAKONSHËM”

Kina ka patur një rritje të lartë të numrit të rasteve me HMPV, që nga mesi i dhjetorit 2024, duke ngritur alarmin për një virus të ri të fortë. Megjithatë, zyrtarët e shëndetësisë deklarojnë me siguri për publikun se HMPV është virus i njohur dhe ndikimi i tij më i madh është tek frymëmarrja.

Mediat e huaja kanë raportuar një rritje të infektimeve me HMPV, teksa disa e kanë përshkruar si “simptomë gripi”, duke përfshirë rënie të fikti. Kjo erdhi pasi në SHBA u zbuluan disa raste me HMPV rreth prillit të një viti më parë.

Ekspertët kinezë deklarojnë se “HMPV” nuk është aspak një kërcënim. Njëri nga virologët më të njohur të Qendrës Kombëtare për Parandalimin e viruseve, deklaron se “HMPV është një virus i cili qarkullon nëpër botë për mbi 60 vjet, por është idektifikuar nga shkencëtarët rreth viteve 2000, për shkak të zhvillimit të tij të ngadalshëm”. Për pjesën më të madhe popullit, simptomat largohen gradualisht për thuajse një javë.

HMPV shkakton të njëjtat simptoma si viruset e tjera në rrugët e frymëmarrjes duke përfshirë kollën, dobësim të fuqisë, probleme me stomakun nga lëngjet gastrointestinale dhe temperaturë të lartë.

Teksa shumica e rasteve me të infektuar është gjendje e lehtë, numri më i madh i të infektuarve janë fëmijë të cilët shfaqin simptomat e pneumonisë pasi janë infektuar. “E rëndësishme është monitorimi i fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme të tjera shëndetësore, duke kërkuar ndihmë mjekësore sapo ndihen simptomat e para.

Duke qenë se është virus jo shumë i fortë dhe jo shumë i përhapur, nuk ka një trajtim antiviral dhe vaksinë kundër HMPV. Mjekët rekomandojnë pushim, dietë ushqimore të lehtë dhe veshje të lehtë. Rekomandohet edhe vendosja e maskës, larja e duarve, ajrim i ambjentit dhe mosqëndrim me shumë persona.

,

Lajme Te Ndryshme