Kafeneja më e bukur në botë,në fakt ndodhet në Budapest, Hungari.
Ajo quhet Kafeneja e Nju Jorkut dhe konsiderohet si një nga kafenetë më të bukura në botë. Është një kafene në ndërtesën e Pallatit të Nju Jorkut, e cila u ndërtua nga Kompania e Sigurimeve të Nju Jorkut në vitin 1894.
Në katin përdhes të ndërtesës u hap një kafene, e cila shumë shpejt u bë qendra e jetës intelektuale të Budapestit. Këtu u mblodhën shkrimtarë, gazetarë, aktorë teatri dhe filmi.
Ndërtesa u ndërtua në frymën e Rilindjes italiane, e zbukuruar në mënyrë të pasur me mermer, kadife dhe mëndafsh.
Tavani është zbukuruar me afreske nga Gustav Mannheimer dhe Ferencz Eisenhut dhe shandanë luksozë venecianë.





