𝐒𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐂𝐚𝐧𝐚𝐛𝐢𝐬-𝐢𝐭 në Berat, 𝐒𝐏𝐀𝐊 “𝐟𝐚𝐥” 𝟗𝟑 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞
Pas një hetimi dyvjeçar, SPAK kërkon dënime për 17 të pandehurit e përfshirë në kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
𝐃𝐞𝐭𝐚𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢:
- 1.7 deri 1.8 ton kanabis sativa u prodhua në serat e kthyera në vendprodhim në Berat.
- Organizimi dhe financimi kryhej nga Blerim Xheka dhe Sadetin Hasaj, ndërsa mbikëqyrja dhe operacionet drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tyre.
- Hetimi përfshiu gjithsej 113 persona, nga të cilët 95 janë gra dhe vajza.
𝐀𝐤𝐮𝐳𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞̈𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞:
- Organizimi dhe drejtimi i veprimtarive kriminale dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet.
- Kultivimi i lëndëve narkotike dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.
𝐏𝐬𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 “𝐟𝐚𝐥𝐢” 𝐠𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞?
- Vetëm dy gra janë akuzuar për rekrutimin e punëtoreve.
- 93 gra dhe vajza, të cilat punonin në serat e kanabisit, u transferuan për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Tiranës.
𝐎𝐩𝐞𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐫𝐚𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐚:
- Tokat e përdorura ishin marrë me qira në mënyrë ligjore në Drenovicë të Beratit.
- Punëtorëve u sigurohej transport, ushqim dhe fjetje brenda serave, të përshtatura për qëndrim të përkohshëm.





