Edison Myrteza
RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NGA TËRMETI NË TIBET. SHKON DERI NË 95 VIKTIMA
95 viktima dhe mbi 130 të tjerë të plagosur është bilanci i deritanishëm shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm 6.8 ballë sipas shkallës Rihter në jug të Rajonit Autonom të Tibetit në orën 9.05 të mëngjesit të sotëm.
Qendra Kombëtare e Kërkimeve Sizmiologjike, bën të ditur se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash nën tokë. Menjëherë grupet e shpëtimit janë mobilizuar duke shkruar në epiqendrën e tërmetit.
Nga pamjet e shkurtëra të marra nga kjo qendër, shihen rrugët shumë të dëmtuara të cilat të çojnë drejt epiqendrës së tërmetit si dhe ndërtesa thuajse të shkatërruara përgjatë gjithë rrugës. Deri tani një grup ndihme prej 160 personash është dërguar në zonën e goditur nga tërmeti dhe një tjetër grup ndihme ka shkuar në afërsi të aerportit rajonal.
Mbi 50 punonjës mjekësie kanë shkuar në zonën e goditur Shigatse duke dhënë ndihmë të menjëhershme mjekësore si dhe duke ndihmuar punonjësit e ndihmës së shpejtë për lëvizjen e inerteve dhe kërkimin e personave të ngelur nën gërmadha.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fuqishëm edhe në rajonet përreth. Deri në orën 12 të mesditës, qendra rajonale e kontrollit të lëkundjeve sizmike raporton se janë ndjerë shumë lëkundje të tjera pas asaj të madhe, nga ku lëkundja më e fortë është regjistruar 4.4 ballë deri tani.





