Banorët e fshatit të vogël italian Belcastro janë “urdhëruar të shmangin çdo sëmundje që mund të kërkojë ndihmë mjekësore urgjente”.

Ka qenë kryetari i bashkisë Antonio Torchia, ai që ka bërë me dije urdhrin e çuditshëm, të cilin e artikuloi si shaka.

Sipas tij, kjo qasje ka më shumë ndikim sesa paralajmërimet që kishte dërguar më parë për mangësitë e sistemit shëndetësor lokal tek autoritetet rajonale, duke pasur parasysh që Belcastro ndodhet në një nga rajonet më të varfra të Italisë.

Banorët lokalë janë shprehur se kryetari i bashkisë “ka bërë gjënë e duhur duke evidentuar këtë çështje.”

, ,

Lajme Te Ndryshme