Banorët e Pustecit, bashkisë më të vogël të qarkut të Korçës,por edhe të vendit,kremtuan në 7 janar Krishtlindjen.
Edhe pse Kisha e Pustecit,ku jeton minoriteti maqedonas,është nën juridiksionin e Kishës Autoqefale Shqiptare, ky komunitet,festat fetare, i organizon dhe kremton sipas traditës së vjetër, bazuar në kalendarin Julian.

Prej mëngjesit, besimtarët iu drejtuan Kishës, në qendër të bashkisë, për të kryer lutjen tradicionale dhe ndjekur meshën e rastit.
At Aleksi, në mesazhin e tij i uroi të gjithë besimtarët që me lavdinw e Zotit, ky vit të sjellë shëndet dhe paqe dhe begati në familjet e tyre.
Urimin e Krishtlindjes e përcolli dhe kreu i kësaj bashkie, Pali Kolefski.
Kolevski thote se Krishtlindja dhe festat e tjera fetare në Pustec,kryen sipas traditës së vjetër të kalendarit Julian.
“Ishte dëshira dhe kërkesa e banorëve të Pustecit, që pas rikthimit të besimit në vitin 1990, ritet fetare të vazhdonin sipas të parëve të tyre, duke pasur si bazë kalendarin Julian”- tha kryebashkiaku.
Banorët e Pustecit, Krishtlindjen e kremtojnê me familjet e tyre në drekën tradicionale, duke vijuar traditën me gatimet e zonës.
Kalendari Julian, ka një diferencë prej 15 ditësh nga kalendari Gregorian. Megjithëse në vitin 1930 edhe Turqia u radhit në vendet që i referoheshin kalendarit Gregorian, në disa kisha, kryesisht në botën sllave, vijuan shërbesat sipas kalendarit të vjetër.






