Një nxënës i klasës së shtatë nga fshati Pocestë i bashkisë Maliq ka humbur jetën në rrethana të paqarta dje. I mituri u trajtua në fund të dhjetorit për virozë në Pediatrinë e Korçës,prej së cilës doli në 31 dhjetor,në gjendje të mirë shëndetësore. Disa ditë më pas familjarët e sollën përsëri në spital dhe pas ekzaminimeve rezultoi me nivel të lartë sheqeri në gjak. Pas trajtimit,13 vjeçari u dërgua në Pediatrinë e Tiranës ku humbi jetën nga një arrest kardiak. Ngjarja e rëndë u njoftua nga stafi i shkollës ku mësonte 13 vjeçari,i cili sipas familjarëve ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Familjarët e kanë përcjellë sot 13 vjeçarin në banesën e fundit,ndërsa nuk kanë pasur pretendime për mjektët që trajtuan të miturin.
13 vjeçari nga Maliqi pëson arrest kardiak,të paqarta rrethanat
1–2 minuta





