Polcia e Maliqit i ka vënë prangat 29 vjeçarit K.L.i cili u përfshi në aksidentin e mbrëmjes së të mërkurës në Podgorie,ku mbeti i vdekur 28 vjeçari Aurel Çipi. Nga hetimet e polcisë rezulton që drejtuesi i mjetit tip Audi ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë nē korsinë tjetër të rrugës,ku vinte përballë 28 vjeçari Çipi me një mjet Bmw. Nga përplasja e fortë 28 vjeçari mbeti i vdekur në vend,ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u transportua në spitalin e Korçës me lëndime jo serioze për jetën. Pas trajtimit në spital,polcia i ka komunikuar 29 vjeçarit urdhërin e arrestit,duke e shoqëruar në Komisariat.
Aksidenti në Podgorie,drejtuesi i mjetit po fliste në telefon,arrestohet
1–2 minuta





