Në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me praninë e Ministres Albana Koçiu, Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian Silvio Gonzato, kryetarëve të bashkive të vendit dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, nënshkroi marrëveshjen midis Bashkisë Pustec dhe Shërbimit Social Shtetëror për Projektin “Shërbim Komunitar për Persona me Aftësi të Kufizuara”.
Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka si qëllim ofrimin e shërbimeve të nevojshme për individët me aftësi të kufizuara, duke përmirësuar integrimin dhe mbështetjen e tyre në komunitet. Ky hap është një mundësi e madhe për qytetarët e Pustecit, duke siguruar një mbështetje më të gjerë dhe të qëndrueshme për ata që kanë nevojë për asistencë dhe kujdes social.
Me këtë nënshkrim, Bashkia Pustec forcon angazhimin e saj për të krijuar mundësi dhe shërbime më të mira për të gjithë qytetarët e saj, veçanërisht ata që përballen me sfida më të mëdha.
Bashkia Pustec





