Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, sot është mbajtur një Paraklis i Shën Marisë, për shëndetin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos,i cili po kalon orë kritike në një spital të Athinës,ku ndodhet i intubuar.
Besimtarët e pranishëm u mblodhën për tu lutur dhe kërkuar shërim për Kryepeshkopin, duke ndezur një qiri,si  simbol të  shpresës dhe jetës.
Mesha u drejtua nga mitropoliti i Korçës imzot Johani.
Pjesëmarrja e besimtarëve dhe qytetarëve në këtë ceremoni të veçantë ka qenë e madhe. Ata kanë shprehur besimin e tyre për një rikuperim të shpejtë dhe të plotë të kreut të Kishës Ortodokse Janullatos, duke e mbështetur me lutje në këtë moment të vështirë.

Lajme Te Ndryshme