Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi nga Pogradeci,ku mori pjesë në një tryezë diskutimi me arkitektë dhe urbanistë se mafia Rama- Xhafa po shkatërrojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Pogradecit:

“Do uroj të gjithë qytetarët e Pogradecit për Vitin e Ri, një vit te mbarë me të mira dhe suksese, por më duhet të them se sot mbajtëm ketu tryezën më të vecantë, qe nuk do te doja të mbahej kurrë në këtë qytet, tryezën kundër agresionit të pamëshirë mafioz ndaj këtij qyteti të bekuar ,të cilin banorët dhe natyra, Zoti e ka lartësuar në nivelin më të lartë në trashëgimi kulturore, natyrore, njerëzore.

Këtë indentitet i cili përbën një privilegj te jashtëzakonshëm për cdo komunitet,duam ta shkatërrojnë mafia më e rrezikshme e Shqipërisë, e Ballkanit, e Europës, Mafia Rama-Xhafa.

 Të imagjinosh të ndërtosh kulla për t’i mbyllur pamjen qytetit, do te thotë ta çkonfigurosh atë, do të thotē t’i shkatërrosh fytyrën atij, do të thotë të mos kesh mëshirën, respektin më minimal për këtë qytet dhe banorët e tij. Tejkalon çdo lloj imagjinate! 

Nisim vitin me një thirrje për të gjithe qytetarët e këtij qyteti, pavarsisht nga bindjet, nga cdo lloj dallimi,të bashkohen për të mbrojtur qytetin e tyre, për të mbrojtur këtë trashëgimi mahnitëse,të cilën e trashwguan, por edhe mbrojtur dhe do tia përcjellin brezave.

 Nuk ka gjë më të shëmtuar, nuk ka projekte më të shëmtuara se këto Rama-Xhafa, kanë gjetur një delinkuet, nje ndërtues te cilin i falin toka, të cilit i japin leje me rradhë, por që një gjykatës ka humbur vendin e punës se ka pirë një kafe me të, se është person i papërshtatshëm per nje gjykatws dhe si vlla siamez me Ramën e Xhafën. 

Lutja ime për cdo qytetar të Pogradecit ështe që te mos pranojë tja zhgarravisin fytyrën e bukur që Zoti dhe keta banorw i kanë dhënë këtij qyteti.

, ,

Lajme Te Ndryshme