Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
👮🏻🚔Shërbimet e Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim për të orientuar e drejtuar trafikun e mjeteve, parandaluar aksidentet automobilistike dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore, shiu dhe temperatura të ulëta.
✅ Akset rrugore, aktualisht janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme.
➡️ Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat rrugore dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të jenë të pajisur me pajisje dimërore, me qëllim që të mos krijojnë problematika dhe pengesa në rrugë.
❗Kujdes gjithashtu në akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Qafë Plloçë-Korçë-Kapshticë; Qafa e Qarrit, si edhe në drejtim të fshatrave Dardhë e Voskopojë, pasi reshjet e borës vijojnë të bien dhe duhen shmangur lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve
#Policia24/7nëshërbimintuaj👮🏻👮🏻
Borë dhe ngrica,apeli i policise se Korçës:kujdes në këto akse
1–2 minuta





