Pavarësisht se kanë qenë të njoftuar prej pasdites së të dielës se nuk do të lejohen të kalojnë nga P.K.K Kapshticë drejt Greqisë, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët,në territorin e doganës janë në radhë kamionë dhe autobusë, në pritje për të kaluar kufirin. Vendimi i autoriteteteve greke nuk është marrë në konsideratë nga shoqêritë e transportit të udhêtarëve të cilat i kanë transportuar në doganë udhëtarêt,edhe pse nuk ka pasur njoftim nga policia për heqjen e kufizimit të lëvizjes së autobusëve dhe kamionëve.
Deri tani nuk ka ndryshim nga autoritetet greke sa i përket njoftimit paraprak. Deri në një njoftim të dytë nga pala greke,do të vazhdojë ndalimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve drejt Greqisë,për shkak të situatës së motit në vendin fqinj.
Policia greke nuk lejon kalimin e autobusëve,qindra udhëtarë presin në kufi
1–2 minuta





