Shtabi I Emergjencave Civile në Prefekturën e Korçës njofton për situatën e motit në juglindje.


Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka patur reshje dëbore të lehta të shoqëruara me erë dhe përsëri në disa zona e rrugë të ndryshem është grumbulluar sasi e madhe dëbore, temperaturat kanë shkuar deri në -8 gradë, kryesisht në zonat malore.
Subjektet kontraktore kanë vazhduar punën për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje, zgjerim dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve. Edhe gjatë ditës së sotme është e nevojshme përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve në veçanti në rrugët turistike Korçë-Dardhë e Voskopojë.
Nga ana e bashkive është punuar për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse, pastrimin e shesheve dhe të rrugicave në qytete, etj. Vazhdon puna për hapjen e rrugëve lidhëse në Panarit e Lekas. Pastrimi dhe zgjerimi i rrugëve ka vazhduar dhe në Bashkinë Devoll kryesisht në Njësinë Adminstrative Miras. Nga bashkia Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në zonën e Çlirimit, Bashkia Pogradec në zonën e Mokrës, Gorës, Çërravë,  Alarup, etj.
Ka vazhduar normalisht procesi mësimor në të gjitha shkollat e Qarku të  e Korçës.
Strukturat e EC ne bashki nuk raportojnë problematika.
Furnizimi me energji elektrike ka qënë normal në të gjitha bashkitë, nga Agjencitë Elektrike në rrethet Korçë, Maliq dhe Kolonjë gjatë ditës së djeshme u riparuan të gjitha defektet duke mundësuar rikthimn e energjisë elektrike për një kohë të shkurtër dhe në kushte të vështira terreni e moti.
Brigatat e OST, Korçë, Elbasan e Tiranë kanë lokalizuar defektin e shkaktuar në linjën e tensionit 110 kv Guri i Kuq-Prrenjas, defekt i cili ka krijuar ndërprerjen e energjisë elektrike në Bashkinë Prrenjas dhe 12 fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht Bashkia Pogradec.  Me ndihmën dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes-AKMC dhe të Institucionit të Prefektit u bë e mundur ardhja e një mjeti me zinxhirë për hapjen e rrugës Qafa e Thanës-kurrizi i Çervenakës i cili do krijojë mundësi OST për riparimin e defektit. Theksojmë faktin që për shkak të reshjeve të rëna dhe erës së fortë trashësia e dëborës në këtë rajon ka shkuar mbi 1.5 m.
Institucioni i Prefektit dhe strukturat e EC në bashki janë në monitorim të situatës.

Lajme Te Ndryshme