Erjon Isai,kryetari i bashkisë sē Kolonjës u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo është hera e dytë që Isai  thirret për t’u marrë në pyetje nga organet hetimore.

Qëndroi një orë në SPAK dhe kur doli deklaroi shkurt se “Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues” tha ai.

Burime konfidenciale pohuan se Isai është kallzuar për parregullsi në disa tendera nga një avokat i njohur në Korçë.

,

Lajme Te Ndryshme