Sllovakia u trondit nga një ngjarje e rëndë.
Një nxënës në shkollën e mesme ka vrarë një mësuese dhe shoqen e klasës me thikë dhe plagosi një tjetër.
Disa ekipe të urgjencës u dërguan në shkollën ku dy persona rezultuan të vdekur dhe një i tretë u dërgua në spital me lëndime mesatare, tha për Reuters zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës.
Shërbimet e urgjencës thanë se viktimat ishin 51 dhe 18 vjeçe, si dhe e plagosura po ashtu ishte një vajzë 18-vjeçare.
Tragjedia u regjistrua në Spisska Stara Ves, një qytet me rreth 2,000 banorë në kufirin polak, 376 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
“Nxënësi18-vjeçar (mashkull) i dyshuar për kryerjen e një akti të rëndë në Spisska Stara Ves është ndaluar shumë pak pas ngjarjes”, thanë përmes një komunikate autoritetet policore sllovake.





