Një aksident me pasojë vdekje ku humbi jetën një 30 vjecare, ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në aksin rrugor Dimal-Berat.Aksidentu ka ndodhur në  vendin e quajtur Morave
30 vjecarja Lavdie Gjata së bashku me fëmijën e saj 2 vjec ka qenë duke kaluar rrugën për në anën tjetër ku dhe e priste bashkëshorti i saj kur dhe është goditur nga një automjet tip Bmw me targw AC666AT me drejtues shtetasin A.Tafa, fatkeqësisht  perpjasja ka rezultuar fatale per 30 vjecaren e cila humbi jetën në vendngjarje ndërsa foshnja e saj të cilën në momentin e aksidentit e kishte në krah nuk ka marr lëndime serioze megjithse është shoqeruar drejt spitalit rajonal berat për një kontroll më të detajur.
sipas hetimeve paraprake nga forcat blu rezultoj që drejtuesi i mjetit A,Tafa gjate momentit të aksidentit nuk ishte nën efektin e alkolit. Ai u shoqeruar per ne komisaritin e Beratit për tu marr në pyetje mbi shkaqet që sollen dhe aksidentin me një humbje jete.
Vitet e fundit kan qenë të shumta aksidentet e ndodhura përgjat këtij aksi rrugor ku një ndër shkaqet është dhe mungesa e ndricimit pasi është një aks rrugor ky jetojnë një numër i lartw familjesh në afërsi të tij.

Lajme Te Ndryshme