Në vitin 2024 Shqipëria importoi mish shumë mē tepër se vitet e kaluar. Kjo, jo se shqiptarët konsumuan më tepër, por nga që në vend pati edhe më pak bagëti.
Kostoja e mishit dhe nënprodukteve të tij të blerë nga jashtë në 12 muajt e lëna pas përllogaritet në 84 milionë euro.
Në raport me 2023-shin, importet u zgjeruan me 7 milionë euro apo 9.1 për qind.
“Dy janë arsyet kryesore. Së pari, largimi i banorëve nga fshati, së dyti është falimentimi i disa komplekseve blegtorale në Shqipëri”, shpjegon pedagogu Ndoc Faslia.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit të shkuar erdhi nga Brazili. Lista e importeve pasohet nga Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
“Shqipëria nuk ka nevojë të zgjerojë kapacitetet përpunuese, por duhet të rritet prodhimi dhe standardet. Kjo bëhet duke orientuar të paktën 70% të skemës së subvencionit në sektorin blegtoral kryesisht për prodhim”, shton Faslia.
Mishi është një ndër produktet për të cilin shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë. Në varësi të llojit, rritja luhatet nga 100 lekë tek ai i viçit e kecit, në 250 lekë te mishi i qengjit./A2





