Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare, Enkeleida Danaj, në Greqi. Ajo u godit me një thikë në bark dhe u la e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Zougla ka mësuar se vetëm pak ditë më parë, viktima kishte denoncuar bashkëshortin e saj, Eduard Danaj, për dhunë fizike, lëndime në trup, kërcënime dhe ofendime.

Dyshimet sipas policisë janë që autori i vrasjes së shqiptares të jetë pikërisht 50-vjeçari. Më 7 Maj, viktima e kishte denoncuar bashkëshortin se e ka kapur prej fyti, i ka lënduar krahun, ka abuzuar me të dhe e ka kërcënuar. Dëshmitare e dhunës ka qenë edhe vajza e tyre, e cila po ashtu është sulmuar nga i ati.

Nënë e bijë konfirmuan për policinë se të dyja kishin përjetuar sulme të tilla edhe në të shkuarën nga 50-vjeçari. Viktimës i ishte ofruar “mbështetje morale” dhe të transferohej një ambient mikpritjeje për gratë e dhunuar. Atyre i ishte ofruar edhe “Butoni i Panikut”*, të cilin viktima e pranoi, por nuk pati kohë ta aktivizonte.

, ,

Lajme Te Ndryshme