Virozat e stinës kanë shtuar numrin e pacientëve të prekur nga ndërlikime pulmonare,një pjesë e tē cilëve janë hospitalizuar.
Shefja e Shërbimit të Pneumofizitarisë Diana Aliçkolli thotë se ndërlikimi i gjendjeve virale ka sjellë probleme respiratore dhe aktivizim të astmave:
“Aktualisht në shërbimin tonë është shtuar numri i shtrimeve dhe kjo vjen si arsye e ndërlikimit të gjendjeve virale, të cilat kanë lënë pneumonira me probleme respiratore dhe aktivizime të astmave.
Numri i vizitave ditore varion nga 40, ndoshta dhe më shumë raste vizitash dhe kemi rreth 42 pacientë të shtruar.
Aliçkolko sqaron se komplikacionet e gjendjeve gripale sivjet janë respiratore më shumë,të cilat kanë lënë pneumoni, aktivizim të astmave dhe në mosha të reja, pavarësisht se nuk kanë sëmundje kronike.
Arsyet e komplikacioneve nga virozat për mjeken lidhen me pasojat e Covid 19 dhe faktorë të ndryshëm ambjentalë, një kohë që ka ndryshuar në mwnyrë të menjëhershme. Pēr stinën është
normale kjo ngarkesë që kemi.
Fluksi dhe mund tw shtohet në një etapê të dytë, mund të kemi më shumë se kaq pacientë, por ne i kemi kapacitetet, si në burime njerwzore, në medikamente dhe aparatura nuk na mungon asgjë.
Mjekja me përvojë apelon për kujdes të shtuar për ata qē preken nga virozat:
“Këshilla kryesore është tē mos i nënvlerësojnë, mos e quajnë vetëm grip,sepse ky grip ka lënë ndërlikime pulmonare.
Simptomat që nuk duhet të neglizhohen janw marrja e frymës, pasi nuk është vetëm grip dhe me një temperaturë që nuk bie dhe është ccdo 2-3 orë. Ne vemë re që nuk kemi grupmosha të caktuara, kemi më shumê të rinj sesa të moshuar.





