Erjon Llapushi nga Pogradeci,një emër i njohur për policinë,u dënua sot në mungesë nga Gjykata e Elbasanit për vrasje me dashje të një kamarieri në Elbasan. Llapushi ka përfituar nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar 7 vite me pak burg,pasi Prokuroria kërkoi 18 vite burg.
Nga verifikimi kryer në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore rezulton se,
Sot më datë 23.01.2025 është zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin Erjon Llapushi me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.
Rezulton vendimmarrje sot më datë 23.01.2025 “Deklarim Fajtor” për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj burgim.





