Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në Durrës, duke përmbytur disa rrugë kryesore dhe bllokuar lëvizjen e mjeteve. Uji ka vërshuar në disa lagje  të qytetit, ku kanalizimet nuk kanë mundur të përballojnë prurjet e shumta, ndërsa autoritetet lokale po punojnë për të zhbllokuar rrugët dhe për të larguar ujin nga zonat më të prekura.
Ndërkohë, në port, dallgët e larta kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të lundrimit për flotën e peshkimit. Kapiteneria e Durrësit njofton se situata do të monitorohet nga afër deri në qetësimin e kushteve atmosferike.

Lajme Te Ndryshme