65 vjeçari Kujtim Mero,i cili dje u ndalua nga policia e Korçës pas tentativës për të djegur veten me benzinë brenda Repartit të Hemodializës,ku po merrnte shërbim bashkë me 20 pacientë të tjerë ,edhe pse në mënyrē të përsëritur ka shfaqur sjellje agresive,nuk është kartelizuar dhe nuk trajtohet nga Qendra e Shëndetit Mendor të Korçës. Refuzimi i Meros dhe familjarëve të tij për tu ekzaminuar dhe marrë ndihmë  për problemet e shëndetit mendor,e kanë bërë të pamundur trajtimin e tij nga specialistët e fushës edhe pse konsiderohet individ me risk të lartë.

Për specialistët e fushēs,pacientët e dializës,shpesh shfaqin edhe probleme tē shëndetit mendor,ndaj ndihma e specializuar është e nevojshme,për të mos rrezikuar jetën e personave të tjerë.


Qëndrimi refuzues i Meros për tu trajtuar për problemet e shëndetit mendor,pritet të verë në lëvizje Gjykatën e Korçës,e cila përmes  ekspertizës mjeko-ligjore do të vlerësoje,nëse ndaj 65 vjeçarit do caktohet si masë, shtrimi i detyruar në kushte spitalore,pohon shefja e Qendrēs sē Shëndetit Mendor, Nikolina Bode.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe nevojës për të bërë dializë çdo dy ditë,65 vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Korçës.

,

Lajme Te Ndryshme