Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, i cili ka kallëzuar se prej datës 03.02.2025, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. H., 19 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij. Familjarët i kanë dëshmuar policisë se 19 vjeçari studionte në Tiranë dhe kishte vendosur të emigronte në Belgjikë. Policia po punon për të zbardhur nëse 19 vjeçari ka dalë nga territori shqiptar ose jo.
19 vjeçari nga Maliqi largohet nga shtëpia,policia nis kërkimet
1–2 minuta





