Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Vasil  Sterjovski,I cili organizoi një tryezë për të drejtat e minoritetit maqedonas,pjesë e të cilës u bënë edhe deputetë të partive maqedonase,e konsideroi agresion të Bullgarisë pajisjen me pasaporta bullgare të komunitetit maqedonas në Shqipëri. Ai pohoi se e gjitha organizohet nga njerë, që funksionojnë si grup kriminal dhe kundrejt pagesave të paligjshme japin pasaporta bullgare:

“Mekanizmat janë të shumëfishta, në 2017 nëpërmjet presionit me “Veton Bullgare” të rrugës shqiptare drejt anëtarësimit në BE u njoh një minoritet jo ekzistent bullgar i cili në 100 vitet e shtetit shqiptar asnjë banor nuk ishte vetëdeklaruar bullgar dhe në asnje raport nderkombetar nuk figuronte që në Shqipëri ekziston një minoritet bullgar të cilit i janë mohuar të drejtat. Pasi u njoh nje minoritet i tillë filloi presioni bullgar në keto 7 vite,  të lejuar edhe nga shteti shqiptar për krijimin e një minoriteti artificial bullgar. Një nga metodat ka qënë dhënia e pasaportave bullgare e cila është një pasaportë europiane dhe u pranua masivisht nga shteti shqiptar të kombesive të ndryshme. Kush kishte fonde paguante dhe e merrte këtë pasaportë, është një biznes fitimprurës në Shqipëri i paligjshëm sepse ambasadat bullgare qoftë edhe shoqatat që i krijuan në Shqipëri janë ndërmjetësuesit e këtij biznesi të paligjshëm dhe nëpermjet tyre dhe donacioneve të ndryshme u krijua një grup i strukturuar kriminal në institucione lokale dhe shtetërore me agjentë për asimilimin e komunitetit maqedonas. Në këtë mënyrë ia arritën qëllimit sidomos gjatë Censusit duke instaluar anketues dhe kontrollorë nga INSTAT-i të cilët raportonin direkt në Bullgari dhe 90 % të rasteve ata vetë i kanë regjistruar si bullgarë. Kërkojmë që ky grup i strukturuar kriminal që ka edhe axhendë politike për zgjedhjet parlamentare që të ndiqet penalisht dje të gjithë ata që ndërhyjnë edhe në Punët e Brendshme të Shqipërisë por që shkelin edhe ligjin të dalin para drejtësisë.”

“Bullgaria shfrytëzon edhe situatën e dobët ekonomike në zonat ku jeton komuniteti maqedonas, kushtet janë vërtet skandaloze pasi ka mungesë gjatë këtyre 30 viteve nga çdo qeveri në infrastrukturë, në mbrojtjen shëndetësore dhe duke parë këtë situatë Bullgaria përpiqet që nëpërmjet investimeve të bindë këta banorë që ata i përkasin komunitetit bullgar. Ajo që kërkojmë ne nga qeveria shqiptare e maqedonase është që të bëjnë projekte zhvillimore për zhvillimin e këtyre zonave dhe më pas mbështetjen për mësimin në gjuhën maqedonase në ato zona ku ka kërkesë përveç zonës së Prespës ku mësohet gjuha maqedonase. Kërkojmë edhe mbështetje edhe për iniciativave kulturore për mbrojtjen e identitetit dhe Maqedonia ka shumë përgjegjësi për të ndihmuar në një strategji afatgjatë së bashku me Shqipërinë për ruajtjen e identitetit të kominitetit maqedonas. Kjo strategji duhet të vazhdojë derisa vendi jonë të bëhet anëtar i BE-së sepse në këtë mënyrë merr fund edhe problemi i dhënies së pasaportave.”

“Auroritetet Shqipare kanë lejuar të gjitha këto aktivitete të paligjshme të cilat ndodhin në vendin tonë. Prej më shumë se 30 vitesh? Bullgaria u kërkon një vërtetim autoritetve lokale për aplikuesit e pasaportave dhe kjo kompetencë nuk është në dorën e qeverisjes lokale por kryetarët e bashkive japin vërtetime të tilla false kundrejt korrupsionit dhe parave. Sipas statistikave bullgare, mbi 3 mijë shtetas në vit aplikojnë për pasapoetë bullgare. Në këto 7 vite mund të jenë mbi 20 mijë shtetas shqiptarë që do të thotë mbi 20 mijë vërtetime false. Ne kemi bërë të gjitha denoncimet për këto aktivitete të paligjshme, kemi njoftuar qeverinë, institucionet shqiptare, ambasasat e huaja. Për të gjitha këto ne po përgatisim kallëzim penal, sidomos për Censusin që u lejua nga shteti shqiptar që të instalohen anketues që të bëjnë atë falsifikim që bënë me rezultatet.”

,

Lajme Te Ndryshme