4 autorët e vrasjes së 26 vjeçarit nga Kolaneci Martin Çeço janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Korçës,e cila ka dhēnë në total 73 vite burg.
Gjykata ka dënuar me 25 vite burg Valter Mollaj, 23 vite Edlir Mollaj,15 vite për Bledi Angjo dhe 20 vite për Tina Pajollarin.
Mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës,e cila sipas tyre nuk ka provuar lidhjen shkakësore mes viktimës dhe autorëve të krimit,por Gjykata ka lënë nē fuqi kērkesën e Prokurorisë.
Martin Çeço u gjet I mbytur me liter në rezervuarin e fshatit Kolanec dhe policia akuzoi 4 persona përgjegjës për vrasjes,e cila kishte motiv lidhjen e viktimës me Martina Pajollarin,me të cilin gjithashtu ishte I lidhur edhe njëri nga të akuzuarit.





