Banorët e lagjes 15 në qytetin e Korçës,në afërsi të Qendrës Shëndetësore,janë zgjuar mbrëmë në mesnatë nga klithma dhe ulërimat e kafshēve të rrugës,që jetojnë aty. Një grup prej 6 apo 7 të rinjsh kanë dhunuar me sende tē forta dhe mē pas I kanē helmuar disa nga kafshët,për të cilët kujdesen banorët e lagjes. Ndërhyrja e banorëve bëri që grupi kriminal I të rinjve të largoheshin,ndērsa kafshët e helmuara dhe terrorizuara u arritën të shpëtohen.
Dhuna ndaj kafshëvē tē rrugës,krijesave të pambrojtura qē presin nga humanët vetëm pak ushqim,po merr përmasa kriminale dhe është kēmbanë alarmi për shoqërinë që toleron dhunën dhe nuk reagon ndaj individëve me prirje të qarta kriminale.
Ata që dhunojnë sot kafshët,nesër,e sigurt,që do tua bëjnë njerëzve,madje edhe më keq.





