Viktima e aksidentit që ndodhi mbrëmjes e së mërkurës në aksin nacional Korçë- Pogradec,dyshohet të jetë endacak. Policia ende nuk ka mundur të identifikojë viktimën,por nga kqyrja e trupit,mendohet të jetë rreth 60 vjeç.
Ndërkohë,policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet që 60 vjeçari ka qenë duke ecur në mes të rrugës,kur është përplasur nga mjeti që drejtohej nga një 37 vjeçar.





