Një emigrante nga Filipinet e cila prej disa muajsh punonte si kamariere në një prej lokaleve të Korçës,është larguar në rrethana ende të paqarta nga banesa e saj.

Ka qenë menaxherja e lokalit ajo që ka denoncuar në polici largimin e 30 vjeçares M. N,e cila kishte leje të rregullt qën drimi në vendin tonë dhe kontratë pune. Policia e Korçës po heton rastin,duke marrë dëshmitë e personave me të cilët 30 vjeçarja nga Filipinet punonte,ose kishte njohje,por deri tani nuk janë përftuar të dhëna të vlefshme,që do të zbardhnin arsyet dhe rrethanat në të cilat u largua emigrantja.

Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja J. B., 30 vjeçe, banuese në Korçë (menaxhere e një subjekti) se më datë 01.04.2025, është larguar nga banesa, shtetasja filipinase M. N., 30 vjeçe (punonjëse në këtë subjekt). Po punohet për gjetjen e saj. 

, ,

Lajme Te Ndryshme