Vendimi për uljen e vlerës së kartonit jeshil nga 340 euro në vit,në 50 euro në vit,për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë sē Veriut,pritet të  lehtësojë lëvizjet drejt vendit fqinj. Marrëveshja dypalëshe me qeverinë e vendit fqinj,e cila hyri në fuqi prej datës 1 prill, parashikon uljen në masë të ndjeshme të siguracionit ndërkombëtar të mjeteve të vogla,që hynë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Përfitues nga ky vendim do të jenë sidomos banorët e qarkut të Korçës dhe  Elbasanit,të cilët lēvizin shpesh për arsye familjare,turizmi,tregëtare apo edhe arsimore. Qytetarët,të cilët zgjedhin pikën e kalimit kufitar të Qafëthanës për të hyrë në  vendin fqinj, e kanë mirëpritur vendimin,I cili krijon lehtësi financiare,duke ulur shpenzimet e udhëtimit.

Qytetarët e zonave të tjera të vendit,të cilët nuk udhëtojnë dendur në  Maqedoninë e Veriut,mund të shfrytēzojnë kartonin jeshil me vlerë 15 euro,I cili është i vlefshëm për dy javë.

Nga pika kufitare e Qafëthanës,më e madhja që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut,udhëtojnë çdo ditë rreth 3 mijë qytetarë,ndërsa gjatë sezonit turistik,lëvizjet ndërkufitare trefishohen.

,

Lajme Te Ndryshme