Gazetari Osman Stafa ka vijuar denocimet për mënyrën kriminale si trajtohen pacientet në spitalet tona.

DOKUMENTI/URDHËRI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR URGJENCAT KIRURGJIKALE.

Ajo çfarë kam deoncuar prej kohësh. Sorrollatja me firmë e vendim e pacientëve shqiptarë.
Po ti, nëse ke një urgjencë kirurgjikale të mërkurën, ku do shkosh për trajtim?

⚠️MOS HARRONI!
SHPËRNDARJA E URGJENCAVE KIRURGJIKALE SIPAS DITËVË TË JAVËS.

DITËN E HËNË – QSUT
DITËN E MARTË – TRAUMA
DITËN E MËRKURË – SANATORIUMI
DITËN E ENJTE – SANATORIUMI
DITËN E PREMTE DERI NË TË DIELË – QSUT.

Këtë orar bëni mirë ta fiksoni, se mund t’iu duhet. Asnjëherë nuk i dihet.

Ky urdhër në vetvete është kaotik.
Shikoni pikën 4. Përjashtohen nga rregulli urgjencat kirurgjikale emergjente. Më fal, urgjenca në vetvete, a nuk është emergjente. Pra, kush e vendos, se cilat urgjenca trajtohen dhe cilat jo?

Plus kësaj, realiteti në terren është i tillë. Sa paraqitet pacienti tek dera e spitalit, dhe qëllon që ditën e urgjencave kirurgjikale, e ka një spital tjetër, e përcjellin për atje. Asnjë kontroll paraprak, por vetëm shko atje. As me ambulancë spitali, por siç ka ardhur, të ikë.

Kjo ka shkaktuar shumë sorollatje të frikshme për pacientët, të cilët në raste urgjence, shëtisin nga njëri spital në tjetrin, për të gjetur spitalin e doktorin që do i trajtojë.

Lajme Te Ndryshme