✅ Të flasim me raste konkrete për eficensën e sistemit gjyqësor në Shqipëri – në vitin 2025 me raste konkrete!
🔴 Fokusi: Gjykatat Civile. Rasti konkret sot: 3 vjet të komunikohet një rekurs nga Vlora në Fier, do duhen 14 vjet për të shqyrtuar një çështje bazike!
(administrata dhe pasojat e Hartës së re gjyqësore)
Ndërsa KLGj ka nisur analizat vjetore në gjykatat e rretheve dhe pres me interes publikimet e tyre, aq sa edhe “shkëlqimin” e zbatimit të Strategjisë së saj për uljen e stokut 2024–2027, le të nisim sot me një rast konkret, për të ndihmuar lexuesin të kuptojë më qartë realitetin!
🔴 Rasti konkret që po ndaj tregon qartë eficensën e gjykatave, administratës gjyqësore, shërbimit postar dhe pritshmëritë qytetare:
• Një çështje civile e themelit me objekt bazik shpërblim dëmi ka nisur në vitin 2020.
• Vendimi i shkallës së parë: mars 2021.
• Apeli jep vendimin në dhjetor 2021, i cili zbardhet dhe komunikohet në prill 2022.
• Në maj 2022, pala humbëse depoziton rekursin.
• Më 3 prill 2025, pra pas 3 vitesh, i komunikohet palës së paditur.
• Rasti pritet të shkojë në Gjykatën e Lartë në qershor 2025, (ajo po shqyrton çështje të vitit 2016) dhe kjo mund të shqyrtohet rreth vitit 2034 (!) – pra 14 vjet pas nisjes së padisë.
Gjykimi nga shkalla e parë në apel ka qënë në 2021 vetëm gjashtë muaj, dhe është “lule” në krahasim me 10 vjet që duhet të presin në 2025 për apelin e vetëm në Tiranë, pasojë e drejtpërdrejtë e Hartës së re Gjyqësore të hartuar nga ekipi “shkencor” i KLGJ në 2021 dhe kritikuar fort nga unë dhe disa avokatë.
🔴 Disa pyetje thelbësore që lindin sot!
• A është kjo një drejtësi efikase për qytetarët?
• A justifikohet një pritje 3-vjeçare për të përcjellë një rekurs nga Vlora në Fier?
• Dhe më pas, një pritje 9-vjeçare në Gjykatën e Lartë?
14 vite për një vendim gjykate,na rroftë reforma e sistemit gjyqësor,reagon Eduard Halimi
1–2 minuta





