Në fshatin Zboq të bashkisë Maliq,banorët jetojnë në kushte mesjetare. Për 3 dekada,fshati me 150 shtepi,ka mbetur me njē grusht banorësh,për shkak të mungesës totale të investimeve. Rrugët e fshatit janë rrugë dheu,ndërsa uji I pijshëm ēshtē luks. Uji për nevojat e përditshme sigurohet nga burimet e fshatit,por banorët ankohen për erën e rëndë. Gratë lajnë rrobat me ujin e shiut dhe kur nuk ka rreshje,mbajnë sytë nga qielli. Problem I pazgjidhur me vite mbeten edhe legalizimet e shtëpive.

Të harruar dhe lënë në kushte mesjetare,edhe pse pak km larg Maliqit,banorët nuk do të votojnë në 11 maj në shenjë revolte ndaj shpërfilljes poshtëruese të pushtetit.

Hatixhe Molla,banore e fshatit Zboq,bashkia Maliq
,

Lajme Te Ndryshme