Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Korçë/Rreth orës 01:35, shtetasi R.H , punonjës i një  pike karburanti në lagjen nr 10, ka njoftuar se një person ende i paidentifikuar  ishte konfliktuar fizikisht me të dhe më pas ishte larguar.

Shtetasi R.H, pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë.

Nga  veprimet e para hetimore rezulton se nuk është vjedhur asnjë gjë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

,

Lajme Te Ndryshme