Rreshjet e dëborës po vijojnë me intesitet të lartë edhe gjatë mbrëmjes në gjithë qarkun juglindor.
Lêvizja e mjeteve në akset nacionalë bëhet pa vështirësi edhe pse bora ka shtruar kudo.
Në akset Korçë- Pogradec- Qafëthanë po punojnë 6 mjete borëpastruese,ndërsa në të gjithë akset nacionalë janë vendosur patrulla policie për të monitoruar lëvizjen e mjeteve.
Edhe aksi rrugor Qafë Thanë- Doganë, në pjesën shqiptare është i pastruar dhe kriposur dhe kalohet pa vështiresi.
Ne Qafëplloçë trashësia e borës është rreth 5 cm dhe kalimi i mjeteve bëhet me goma dimërore.
Problematika të lehta janë regjistruar për mjetet të cilët kanë qarkulluar me goma verore,por aktualisht nuk raportohet asnjë incident.
Furnizimi po energji elektrike është normal.
Ndërsa aktualisht temperaturat në nivel qarku shënojnë -1 gradë celcius çfarë mund te krijojë probleme për bujqësinë dhe frutikulturën.






