Korçë: Ngricat dëmtojnë 480 ha me pemëtore në Dvoran,dëme edhe në zona të tjera.Bora dhe ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë prodhimin e pemtoreve. Ulja e temperaturave deri në -7 gradë celcius ka sjellë dëme masive tek sipërfaqet me mollë,qershi,kumblla dhe dardha.Fermerët e Dvoranit thonë se prodhimi në këtë zonë është dëmtuar në masën 100%. Për shkak të ngricave të pazakonta për muajin prill,fermerët sivjet nuk do të marrin prodhim nga pemtoret.

Fermerët në Dvoran janë munduar të reduktojnë dëmet nga ngricat,duke ndezur zjarre në parcelat e tyre. Por,në kushtet e temperaturave ekstreme, impakti I këtyre masave është I pamjaftueshëm.Fermerët ankohen se kostot për plehrat kimikë dhe imputet e tjera kanë qenë të konsiderueshme dhe këto I shtohet dëmit nga fitimi I munguar I prodhimit.Njësia administrative Dvoran është një nga prodhuesit më të mëdhej të frutave në juglindje,me sipërfaqe totale prej 480 ha,nga të cilat, 250 ha mollë,125 ha qershi dhe rreth 100 ha me fruta të tjera.

,

Lajme Te Ndryshme