PELESHI QË KUJTOHET PËR LEGALIZIMET PAS 12 VITESH
❌️Niko Peleshi pasi i imponon me dhunë strukturave të PS votën për shokun dhe kandidatin e tij të preferuar Ilir Pendavinjin, e lëshon këtë të fundit fshatrave të Devollit dhe Maliqit, dhe sot edhe në Pogradec, me premtime për legalizime falas në këmbim të votës.
⚠️Çdo veprim i këtyre banditëve zgjedhorë po monitorohet dhe raportohet në SPAK.
✅️Qytetarët e Maliqit, Devollit, Korçës dhe Pogradecit, e dinë mirë se mashtruesit e 12 viteve nuk kanë për të bërë tani atë që s’kanë dashur të bëjnë në 12 vite.
✅️Shqipëria Madhështore ka për të përfunduar procesin e legalizimeve në një kohë rekord, duke konsideruar leje legalizimi çdo akt zyrtar të deritanishëm i cili provon kryerjen e proçesit deri tani, pa patur nevojë për lejen përfundimtare të cilën qeveria deri tani e mban peng në këmbim të votave!






