“Miss Evropa” Guler Erdogan ka vdekur tragjikisht pasi tentoi t’i shpëtonte policisë para disa ditësh.  Erdogan, kishte shkuar në Giresun me familjen e saj për festën e Bajramit. Lajmi për vdekjen e Erdoganit, i cili humbi jetën pasi u përplas nga automjetet, tronditi thellë familjarët dhe fansat e saj. Autoritetet kanë nisur një hetim ka nisur për vdekjen e 27-vjeçares pasi mësohet se ajo kishte probleme psikologjike dhe kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen.

Modelja thuhet se ishte nën efektin e alkoolit kur u ndalua nga autoritetet në Giresun. Pasi dështoi në testin e alkoolit që iu bë nga policia, ajo tentoi të arratisej, duke rënë nga ura dhe duke u goditur nga një automjet. Nga plagët e marra ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Familja e saj konfirmoi vdekjen e saj dhe fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale

,

Lajme Te Ndryshme