Një grevë e përgjithshme 24-orëshe paralizoi këtë të mërkurë Greqinë, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin. Tragete të bllokuara në porte, fluturime të pezulluara dhe ndalimi i qarkullimit të trenave ishin pasojat më të dukshme të kësaj greve, që mblodhi mijëra punëtorë në protesta kundër rritjes së kostos së jetesës dhe për rritje pagash.

Grevës i janë bashkuar dy sindikatat më të mëdha të vendit – ajo e sektorit publik dhe ajo e sektorit privat – të cilat kërkojnë rritje urgjente të pagave si dhe rikthimin e kontratave kolektive të punës. “Blejmë 10% më pak se në vitin 2019,” deklaroi Konfederata e Punëtorëve GSEE, që përfaqëson mbi 2 milionë punonjës. “Po protestojmë për të drejtat më themelore: rritje pagash dhe kontrata kolektive tani.”

Ndikimi i grevës u ndje edhe në Shqipëri. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmoi anulimin e 6 fluturimeve drejt dhe nga Greqia. Autoritetet aeroportuale u bëjnë thirrje udhëtarëve të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të mëtejshëm.

,

Lajme Te Ndryshme