Merret dhe doganieri ne ndjekje penale.
Një 51 vjeçar nga Korça eshte arrestuar nga policia e kufirit, pasi ne makinë iu gjetën mallra, (produkte ushqimore), pa fature. Produktet ushqimore, kryesisht nenprodukte te mishit,.qe kapnin vleren e 80 mije deri ne 100 mije lek, nuk ishin te shoqeruar me fature te shItetit fqinj.
Pas arrestimit te 51 vjeçarit, u procedua dhe doganieri turnit, pasi nuk kishte ushtruar kontroll.
Njoftimi policise kufitare.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Kontrabandoi mallra nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 51-vjeçari.
Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, doganieri që ishte në shërbim, kur 51-vjeçari kaloi në PKK Kapshticë, automjetin me mallrat.
Sekuestrohen mallrat.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë.
Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat.
Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.





