Sa për higjenë mendore në këtë kohë zgjedhjesh:

• Madhështia është delir jo premtim. Modestia është ajo që na mungon.

• Europa është ëndërr jo realitet.  Pasaporta është dokument udhëtimi jo status social.

• Shqipëria nuk është qendra, por gazi botës. Nuk janë shqiptarët më të ligjtë e rruzullit, por bëjmë veten qesharakë me hiperbolat që përdorim. Medemek atë që bëjmë ne se bën njeri.

• Pensionistët nuk janë e ardhmja e këtij vendi, por e shkuara që sidoqoftë meriton respekt. Truri dhe krahu i punës janë e ardhmja dhe s’mund të jenë problemi.

• Shteti nuk vendos paga sepse nuk është punëdhënës. Politika që premton paga është mashtruese.

• Shteti nuk është tregëtar, por rregullator.  Nuk mund të bljë qeveria as banka e as të shesë mallra e produkte në treg.

• Lëmosha nuk zhvillon, por dëmton zhvillimin.

• Paraja nuk është kurrë e pisët, njerëzit janë pisa.

• Prona nuk mund të merret, por thjesht trashëgohet.

• Luftërat dhe revolucionet janë akte terrori social, jo mjete për të ecur përpara paqsisht.

• Partitë janë bashkime vullnetare, jo çeta vullnetarësh.

• Udhëheqësit politikë nuk trashëgohen, por zëvendësohen.  Në të kundërt Enverizohen.

• Burgu vërtetë është për burra, por nuk mund të bëhet për llogari të grave.

• Shqiptari nuk mund tja fusë pafundësisht shqiptarit për llogari të një shteti tjetër.  Nuk e kuptoj pse shitemi më katolikë se Papa dhe më amerikanë se amerikanët. Ky është fundi i llogjikës.

Ylli Manjani

, , ,

Lajme Te Ndryshme