Një aeroplan i braktisur Boeing 727 dikur në pronësi të Pablo Escobar është shndërruar në Airbnb-në më të bukur në botë – dhe i bën mysafirët të ndihen si miliarderë.


Aeroplani privat ndodhet në një pronë industriale në Bristol – dhe vjen me një vaskë dhe sauna dhe mund të kushtojë deri në 1055 dollarë për natë.

Fillimisht i ndërtuar në vitin 1968 dhe shndërruar në një aeroplan privat në në vitin 1981, aeroplani ishte ende duke fluturuar deri në vitin 2012 – kur bëri udhëtimin e tij të fundit në aeroportin Filton.

Biznesmeni Johnny Palmer, 41 vjeç, siguroi pëlqimin nga Këshilli Bashkiak i Bristolit për projektin e tij.

Ka pasur shumë thashetheme se cilët ishin pronarët e mëparshëm të aeroplanit – duke përfshirë një princ arab dhe mafia.

“Thuhet se Pablo Escobar e kishte zotëruar atë për një kohë”, tha Palmer.

Airbnb i pazakontë mburret me dy dhoma gjumi dyshe me tualete dhe dushe, si dhe ndenjëse që mund të shndërrohen në shtretër.

Ai vjen i kompletuar me ulëse lëkure dhe tualet të veshur me ar – si dhe kabinën origjinale të pajisur plotësisht.

Ndërsa aeroplani nuk ka krahë ose motorë, të gjitha funksionet e tjera janë të disponueshme duke përfshirë shkallët, ndriçimin, tualetin, kuzhinën, frigoriferin dhe shumë nga dritat e kabinës.

I gjithë projekti ishte një punë restaurimi që u deshën disa vite për t’u përfunduar.

“Gjërat që janë brenda janë pajisur në vitin 1981 – para se të lindja unë – dhe gjithçka që kemi bërë është rivendosur në mënyrën më të mirë që mundemi”, tha Palmer.

Lajme Te Ndryshme