Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në zyrat qendrore të një biznesi në Elbasan, i cili operon në fushën e ndërtimit. Mësohet se kontrollet po ushtrohen në biznese që lidhen me grupin e Suel Çelës dhe kryhen në kuadër të hetimeve që po kryhen në disa bashki të Qarkut të Elbasanit, e që dyshohet se kanë dhënë tenderë të paligjshëm ndaj kompanive të ndryshme.Në zyrat e biznesit ku u ushtruan kontrolle, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar celularët e punonjësve, kompjuterë, aparate celulare të biznesit sepse dyshohet se ky biznes ka përfituar tenderë të shumtë në mënyrë të paligjshme nga disa bashki të Qarkut të Elbasanit.

,

Lajme Te Ndryshme