Autoriteti i Konkurrencës do të hapë hetim paraprak ndaj dy prej bizneseve të Klodian Allajbeut American Hospital SHA dhe International Hospital SHA për dyshime mbi shkelje të ligjit përmes ofrimit të shërbimeve ekskluzive.
Ky vendim u mor në mbledhjen e datës 9 prill, pas shqyrtimit të një raporti monitorimi mbi tregun e shërbimeve spitalore. Hetimi do të përfshijë periudhën nga janari 2022 deri në fund të 2024-ës.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, dy spitalet në pronësi të Allajbeut zotërojnë pozitë dominuese në treg,por ka edhe indicie që për disa shërbime të veçanta, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës së ndershme.
Klodian Allajbeu nuk është i panjohur për publikun apo drejtësinë. Biznesmeni ka përfituar kontrata miliona-euro përmes koncesioneve në shëndetësi, përfshirë ato të laboratorëve dhe hemodializës, ndër më të përfolurat për shkelje dhe favorizime.
Ndërkohë, Allajbeu është subjekt i një tjetër hetimi në Kosovë, ku akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me persona të tjerë.
Hetim për Spitalin Amerika,ja arsyet
1–2 minuta





