Ngricat e ditëve të fundit kanë sjellë dëme të konsiderueshme në frutikulturë në të gjithë juglindjen. Ashtu si Dvorani edhe fermerët e Burimasit kanë pësuar dëme nga ulja e temperaturave. Rreth 180 ha me mollë,por edhe kumblla dhe qershi nuk do të japin prodhim,pasi ngrica I ka goditur në fazën e lulëzimit. Ndryshimet e motit kanë prekur mbi 100 familje fermere në Burimas,të cilët kanë investuar miliona lek në pemtoret,nga të cilat nuk do të fitojnë asgjë. Temperaturat këtë mëngjes në këtë zonë kanë qenë -6 gradë celcius dhe fermerët kanë ndezur zjarre në paracelat me mollë,por efekti I tyre ka qenë minimal,pasi dëmi në pemë ka qenë I pakthyeshëm.
Specialistët e bujqësisë në bashkinë e Maliqit kanë verifikuar dëmet,por kjo mbetet një procedurë formale,që nuk sjell asnjë dobi për fermerët që edhe sivjet e humbën prodhimin për shkak të kushteve ekstreme të motit.





