Romi Kreka nga fshati Qatromë i Korçës tregon për “Stop” në Tv Klan se si cdco vit aplikon për rimbursimin e naftës në emër të vjehrrës duke qenë se ka shumë toka. Për këtë e ndihmuan punonjësit e komunës që të bënte aplikimin online dhe mori fletën ku thuhet se aplikimi u dërgua me sukses.

Romi thotë se priti për të marrë paratë në bankë, por ato nuk kaluan kurrë. Shkoi të interesohej në zyrën e bujqësisë në Korçë ku i thanë se nuk rezultonte asnjë aplikim në sistem.



Qytetari: Për këtë aplikimin që ka bërë vjehrra, mos ka ardhur ndonjë përgjigje?

Punonjësja: Për çfarë?

Qytetari: Për naftën!

Punonjësja: Po lekët i keni marrë në bankë?

Qytetari: Po jo, s’janë hedhur lekët.

Punonjësja: Po vetëm në bankë mund t’i shikoni! Ne s’kemi çfarë bëjmë tani.

Qytetari: Po nuk është se kam kaq kohë që vij.

Punonjësja: Po kur keni kërkuar, çfarë të kanë thënë?

Qytetari: Do të të marrim në telefon të shikojmë se çfarë është bërë. Mos e kanë hedhur në ndonjë qytet tjetër. Në qytet tjetër nuk e kishin hedhur.

Punonjësja: Po e kanë parë në Tiranë, nuk kemi çfarë shikojmë më shumë neve…

Qytetari: Po ndonjë mundësi të dytë nuk ka? Kaq frikë keni t’i bëni Ministrisë së Bujqësisë një deklaratë, që ky filani, fermer, nuk ka mundësi ta ndihmoni?

Punonjësja: Po s’ka! Në momentin që i themi Tiranës, Tirana e ka dhe thotë që në qoftë se nuk është në sistem, nuk kam çfarë të të bëj.

Romi tregon se vjehrra është pensioniste dhe e vetme, ndaj e kishte të domosdoshme të merrte subvencionin e naftës.

Ai kërkon një mundësi të dytë për aplikimin, por Vullnet Gjolla, drejtor i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit dhe Bujqësisë në Korçë i thotë se nuk ka asnjë mundësi për këtë. Vetëm në vitin 2024 janë penalizuar për shkak të një gabimi në aplikim ose mungesë dokumentacioni, rreth 220 fermerë.

, ,

Lajme Te Ndryshme