Para sfidës me Tiranën,trajneri I Skënderbeut Ernest Gjoka shprehet optimist për gjendjen e ekipit duke e vlerësuar si pozitive. “Skuadra po e merr veten edhe në planin psikologjik dhe tani jemi gati për një finale tjetër”,- u shpreh ai gjatë konferencës me mediat. Gjoka pohon se skuadra nuk do të ketë mungesa,veç një lojtari,I cili po rikuperohet dhe mund të jetë gati për sfidën me Tiranën.
Gjoka pranon se pas janarit të gjitha ndeshjet skuadra I ka pasur finale. Sipas tij, Skënderbeu kaloi momente shumë të vështira.”Tashmë kjo situatë ka kaluar,skuadra është pjekur dhe ne tani I dimë përgjegjësitë tona. Jemi të bindur që mund tja dalim dhe do tja dalim që Skënderbeu të qën drojë nē elitën e futbollit shqiptar”- u shpreh tekniku I skuadrës korçare.
Sa i takon përballjes me Tiranën Gjoka thotë se ekipi do futet në fushë për të dhënë gjithçka dhe marrë gjithçka.
Motivim i fortë për fitoren mbeten tifozët,të cilët ai i falenderoi për mbështetjen e madhe edhe në momente të vështira.
Ndeshja me Tiranën, flet tranieri E. Gjoka. Video
1–2 minuta





