Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë monitorimeve, Shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar tre shtetas të cilët po prisnin në mënyrë të paligjshme pemë në pyllin e fshatit Zaroshkë
Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 33 vjeç, G. D., 52 vjeç, dhe J. G., 63 vjeç, banues në Pojan dhe Zvezdë, Maliq, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kapen në pyllin mbi fshatin Zaroshkë, duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme.
Policia kufitare ruan edhe kufirin,edhe pyllin
1–2 minuta





