Nga Marinela Sota
Hapjen e fushates, Z.Rama, duhej ta kishte bere me Cyrbjet, Rrajat, Frroket, Doshet, etj me te cilet mori pushtetin, dhe jo me grate dhe vajzat!
Por, si gjithmone, mendoi se do genjeje me trikun e rradhes, duke rreshtuar gra dhe vajza, te cilat pavaresisht pozicionit, i buzeqeshin me siklet brockullave dhe fyerjeve te rradhes!
Znj. Spiropali buzeqeshte kur i drejtohej me emrin Mamica, Znj. Nikolla buzeqeshte e vene ne listen e hapur, si atehere kur e shkarkoi pa i thene asgje, apo te tjera qe i ka emeruar apo shkarkuar pa jua kerkuar aprovimin dhe as komunikuar me pare shkarkimin!
Grate dhe vajzat e Shqiperise nuk jane ato qe detyrojne punonjesit e tyre te deklarojne voten apo ju marrin ID-te punonjesve, nuk jane ato qe u kerkojne nxenesve te vitit te fundit te gjimnazit te votojne per PS-ne, nuk jane ato qe jane te korruptuara dhe nuk jane ato qe e dine te verteten dhe thone genjeshtra ne publik. Dhe per me shume, nuk jane ato ministre qe jane perdorur nga nje ministri ne tjetren sepse kane bere cfare ka kerkuar Z.Rama!
Grate dhe vajzat e Shqiperise nuk mund te votojne per here te katert nje individ qe tallet me njerezit dhe nuk e permban dot perbuzjen qe ka per te gjithe qe ka nen kembe!
Eshte rradha per ndryshim, ne kemi me shume dinjitet sec mendon Z.Rama!
“Skënderbeu” hap fushatën me kandidatet gra;nga Mamica tek Zegjineja
1–2 minuta





