Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli sollën sondazhin e radhës. Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5%. PS ruan të njëjtat vlera me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme, më 13 dhe 27 mars. PS ruan thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Por, ndërsa PS siguron mandatin e katërt, nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e Me këto të dhëna të sondazhit të “Piepolit”, Edi Rama merr mandatin e katërt qeverisës. 50.5% e të pyeturve thonë se do ta votojnë PS, duke ruajtur të njëjtat rezultate me sondazhet e 13 dhe 27 marsit. Më pak vota rezulton të marrë Sali Berisha me të dhënat e sondazhit të muajit prill i cili ka zbritur me 2% këtë muaj në 37%. Një rënie edhe më e thellë krahasuar me rezultatin e 2021-shit kur mori 39.4% të votave.
Ndërsa i treti renditet koalicioni i Lapajt me 8.5% të votave, një rënie e lehtë krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Rritje ka shënuar “Mundësia” e Shehajt duke shkuar nga 4.5 në 6% . Edhe PSD e Doshit po ashtu rritet në 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar në një mbështetje me 1% nga 0.5% në mars.
Edhe në sondazhin e prillit, Berisha vijon në rënie të besueshmërisë tek votuesit. 62% e të anketuarëve përgjigjen se opozita e tij është “aspak e besueshme”. 58% e të anketuarve thonë se nuk kanë besim tek partitë e reja opozitare, megjithatë mbështetja e ndaj tyre është rritur me 2 pikë % krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar dhe besueshmëria për ta ka shkuar 23 nga 21%.
Kryeministri Edi Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët. 46% kanë besim te Rama, një rritje me 3% krahasuar me sondazhin e 27 marsit. Ndërkohë, 35% e shqiptarëve kanë besim tek Berisha, një rënie me 1%.
Të dhënat e sondazhit të Piepolit në Report Tv tregojnë rritje edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në 53%, ndërsa në zgjedhjet parlametare të 2021-shit vetëm 48.2% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhjebashkuar mori 39.4%.
Sondazhi i Piepoli: Rama merr mandatin e 4,Berisha I dyti,I treti Lapaj
2–3 minuta





